Zëvendësshefi i OSBE-së bën thirrje për fuqizimin e pozitës së të rinjve në shoqëri

Misioni i OSBE-së prezantoi rezultatet e projekteve të vitit 2019 për të rinj. Të rinjtë në këtë konferencë folën për dhunën në baza gjinore dhe mënyrat se si duhet të parandalohet kjo dukuri.

Kiliam Wahl, zëvendësshef i OSBE-së, ka këkruar fuqizimin e pozitës së të rinjve, ngase sipas tij, shumë prej tyre mendojnë se zëri i tyre nuk po dëgjohet.

“Ndikimi i të rinjve është duke u rritur. Te rinjtë shtyjnë në ndryshimin për të mirë. Ndryshimi vjen nga te rinjtë, qoftë ekonomia, paqja dhe siguria. Shumë të rinjtë besojnë se zëri i tyre s’po dëgjohet. Të rinjtë duhet të fuqizohen”, tha ai.

“T’i inkurajojmë për qasje në karriere, në arsim, ne jemi këtu t” ju ndihmojmë”.

Mirëpo ai ceki një çështje me të cilën po përballen gjeneratat e reja e që është dhuna në baza gjinore.

“Një çështje me gjeneratat në vijim është dhuna ne baza gjinore. Anketa tregon se mbi 50 për qind e grave kanë pranuar dhunë që nga mosha 15 vjeçare. Duhet të ketë barazi të plotë ndërmjet grave dhe burrave”, tha ai.