Zëvendësministri Vesel Krasniqi në vizitë tek bujqit e Krushës së Madhe

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vesel Krasniqi, ka vizituar bujqit e Krushës së Madhe të Rahovecit.

Veseli është takuar me kryetarin e fshatit, Selami Hoti dhe me pronaren e fabrikës për përpunimin e specit me pronare Fahrije Hotin

Zëvendësministri në këtë bashkëbisedim me krushianët i premtoi për mbështetjen ministrisë, duke premtuar që në të ardhmen, ky dikaster do të ketë vëmendjen më të madhe për këtë fshat, siç e ka quajt, Veseli, fshat shumë punëtor.