Ymeri: PSD-ja ka vija të kuqe me PDK-në

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri ka folur për partinë e re që u themelua ditë më parë nga 12 deputetët.

“Ne e kemi një përvojë shumë të mirë me udhëheqjen me Prishtinë, gjithashtu edhe me Dardanën që udhëheq Qëndron Kastrati, e në anën tjetër konsideroj që nuk është vështirë të flitet me qytetarë që të komunikohet me ta, por duhet të gjendet gjuha që kuptohet. Qytetarët e dinë që kem nevojë për shëndetësi më të mirë, një gjendje të mirë për bujqësinë e shumë gjëra të tjera, pra kjo nuk do të thotë se qytetarët nuk e dinë këtë”, ka thënë Ymeri.

Ymeri ka thënë se shumica e politikanëve nuk e bëjnë

Ymeri ka foluar edhe për bashkëpunimet me me partitë tjera që mund të bashkëpunojnë.

“Ne konsiderojmë që PDK-ja do të shkojë në opozitë, dhe për këtë mendojmë që me këto vite sa ka qenë në pushtet kjo parti, nuk është zhvilluar aspak shteti, pasi që ata kanë vazhduar me kapjen e shtetit. Një qeverisje e mirë pa korrupsion, mund të bëhet vetëm pa PDK-në”, ka thënë Ymeri.