Ymeri: PSD ende kërkon që PDK-ja të shkojë në opozitë (VIDEO)

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri ka thënë se PDK-ja duhet patjetër të shkojë në opozitë dhe për këtë, kjo parti thotë se është fajtore për gjendjen e keqe në vend.

“PDK-ja e ka kapur shtetin, degradimi i shëndetësisë, e shumë çka tjetër, vijnë pikërisht për shkak të PDK-së. Në këtë 10 vjeçar të shçpalljes së Pavarësisë, PSD-ja edhe emrin që e ka Socialdemokrat e ka emrin dhe garancën e ka që do ti kryejë shumë punë në Kosovë”, ka thënë Ymeri.

“Dialogu me Serbinë ka qenë i dëmshëm, sepse e ka prodhuar një situatë siç është tash Kosova, duke prodhuar tema siç është Asociacioni i komunave me shumicë serbe”.

“Nuk mund të ketë integrim të serbëve në Kosovë me ndërhyrjen e Beogradit”, ka thënë Ymeri në emisionin “Politikë”.

Politikë – me Sejdi Demirin në Tribuna Channel I ftuar: Visar Ymeri – Partia SocialDemokrate

Publiée par Gazeta 'Tribuna' sur jeudi 17 mai 2018