Ymeri: Nuk do ta rrëzojmë Qeverinë me Listën Serbe

“Është biseduar shumë për mocionin e mosbesimit për Qeverinë, si nga LDK-ja, poashtu edhe nga VV-ja, por një gjë konkrete nuk ka pasur”, kështu ka thënë Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri në emisionin “Politikë” me Sejdi Demirin.

“Nëse ne si opozitë do ti kemi 61 deputetë do të ngrisim një mocion mosbesimi, por jo edhe me Listën Serbe. Lista serbe, deklarativisht thonë se janë larguar nga qeveria, e në anën tjetër ata vazhdojnë punën në dikastere të tyre, pra kjo paradoks i dëmshëm për Kosovën prej që është themeluar Lista serbe”, ka thënë Ymeri.