Ymeri: Këto janë ndryshimet në PSD

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri ka folur rreth partisë së re, Partisë Socialdemokrate, duke thënë se opinioni i gjërë e di pse ka ardhë puna e ndarjes së VV-së.

“Dallimi i VV-së ka qenë raporti, temat që janë ngritur e shumë çka tjetër. Mendoj se janë cenuar në 6 mujorin e vitit 2016 dhe për këtë janë larguar 12 deputetë, dy kryetarë komunash, dhe kjo e ka shkaktuar një mendësi politike. Për këtë mendoj se është e dëmshme për VV-në por edhe për secilën parti”, ka thënë Ymeri në emisionin “Politikë” me Sejdi Demirin në Tribuna Channel.

Ymeri ka folur edhe për ndryshimin në PSD.

“Dallimi kryesor është se nuk do të ketë mjedis të tillë që njerëzit do ta kanë të vështirë ta gjejnë vetën për kontribut. Pra në PSD ne nuk mendojmë që nuk ka njëri që mund ta sjellë ndryshimin”, ka thënë ai.