VV nuk jep detaje rreth takimit me LDK-në

Takimi i zhvilluar  ndërmjet dy liderëve të dy partive opozitare më të mëdha në Kuvend asaj tëLidhjes Demokratike tëKosovës së Isa Mustafës dhe Lëvizjes Vetëvendosje tëAlbin Kurtit, dha sinjale se këto dy parti do të bashkëpunojnë rrëzimin e qeverisë.

E përveç dy liderëve opozitarë, edhe deputetja nga radhët e VV-së, Fitore Pacollitha se bashkëpunimi do të intensifikohet edhe më tutje. Por nuk dha detaje se si do të veprohet tutje nga këto dy parti.

E pyetur rreth një bashkëpunimi të mundshëm edhe me PSD-në , ajo ka pohuar vetëm diskutimet me LDK-në.

Tutje Pacolli, ka folur edhe për protestën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për datën 29 shtator, e që ka ritheksuar se protesta do të jetë e qetë.

Ajo është shprehur se Kosovën mund ta shpëtojë vetëm populli i saj, pasi të njëjtit me anë të kësaj proteste gjithëpërfshirëse i tregojnë  botës se qytetarët e Kosovës, sipas saj, janë kundër marrëveshjeve të dëmshme ,të cilat për fat të keq po i shtyen vet presidenti i vendit, Hashim Thaçi.