VV-ja s’e voton Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike

Projektligji për Financimin e Subjekteve Politike nuk do të votohet nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Kosova.info.

Kjo gjë u bë e ditur nga deputetët e kësaj partie Ismail Kurteshi dhe Xhelal Seçla.

Kurteshi tha se përkrahin kërkesat e shoqërisë civile, por që nuk kanë fuqi ta ndalojnë atë. Ai ka paralajmëruar se nëse votohet do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Unë besoj se nuk do të kalon, por nëse kalon do ta dërgojmë edhe në Gjykatë Kushtetuese këtë ligj”, tha Kurteshi.