VV-ja konfirmon: Protestat do të vazhdojnë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar  Ymeri, ka konfirmuar se do vazhdohet me protesta, mirëpo  që ende nuk është caktuar një datë finale.

Një gjë e tillë është thënë një një konferencë për media të mbajtur sot, shkruan Gazeta Tribuna.

Ymeri ka deklaruar  se ata po vazhdojnë bashkëpunimin me partitë tjera opozitare, dhe madje presin edhe mbështetje të shoqërisë civile.

Mosrealizmi i asnjë prej kërkesave të protestës së 18 prillit, sipas Ymerit, dëshmojnë se Qeveria nuk është fare e interesuar për mbrojtjen e interesit të qytetarëve.

Ndërkaq, ai ka potencuar se Kuvendi obligohet me ligj që të debatojë për peticionin e qytetarëve për energjinë elektrike.

Ndërkohë, nënkryetari i parë i kësaj Lëvizje Driton Çaushi, ka deklaruar se Qeveria duke neglizhuar kërkesat e qytetarëve, tregon se Qeveria nuk e njeh gjuhën e mirëkuptimit por gjuhën e presionit, andaj do vazhdohet me protesta.

Kjo është konferenca e parë ndaras,e partive opozitare që nga organizmi i protestës së 18 prillit. Në të njëjtën  ditë dhe për të njëjtën  temë ka zhvilluar konferencë për media edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës./Gazeta Tribuna/