VV deponon nënshkrimet për thirrjen e seancës për shpërndarje të Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosja ka deponuar në Kuvend nënshkrimet e 19 deputetëve, për thirrjen e seancës për shpërndarjen e Legjislaturës VI të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosja ka deponuar e para nënshkrimet për thirrjen e seancës për shpërndaje të Kuvendit.

“Konform dakordimit në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Kuvendit, Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes ka deponuar në Kuvend nënshkrimet e 19 deputetëve, për thirrjen e seancës për shpërndarjen e Legjislaturës VI të Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Dje në mbledhjen e Kryesisë ka pasur një ujdi në mes të gjitha partive që kjo seancë të mbahet më 22 gusht.