VV bojkoton seancën e votimit të qeverisë Hoti

VV bojkoton seancën për votimin e qeverisë së re.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila udhëhoqi me vendin për 51 ditë nuk është duke marrë pjesë në seancën për votimin e qeverisë së re.

Vetëvendosje nuk është pajtuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Thaçi duke insistuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Në mbledhjen e Kryesisë së VV-së është diskutuar edhe për mbajtjen e protestave, por anëtarët e VV-së nuk kanë treguar se kur mund të organizohen ato.