Vuçiqi dhe Bërnabiqi kishin kontakt me zyrtarët e infektuar me COVID-19, por s’tregojnë nëse janë testuar

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq po heziton ta informojë publikun nëse është testuar për COVID-19, ndonëse disa zyrtarë të shtetit serb konfirmuan se ai ishin infektuar me koronavirus. Kryeministrja Ana Bërnabiq, e cila ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me ta, jo vetëm që nuk tregon nëse ajo është testuar, por ajo nuk është asnë izolim, transmeton Gazeta Sinjali.

Suzana Vasiljeviq, këshilltarja për media e Vuçiqit nuk u përgjigj sot gazetarëve të portalit Nova nëse presidenti serb ishte testuar për koronavirus, duke konsideruar se ai ishte në kontakt me zyrtarë të infektuar të shtetit natën e zgjedhjeve.

Disa ditë pasi progresistët e Vuçiqit festuan fitoren në zgjedhjet e fundit u përcaktua që kryetarja e Kuvendit, Maja Gojkoviq dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dolën pozitivë në COVID-19.

Po ashtu, ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, u infektua më pas.

Të gjithë këta atë mbrëmje ishin në afërsi të presidentit të Serbisë, por edhe të kryeministres Ana Bërnabiq, e cila madje e përqafoi Maja Gojkoviqin.

Për ca kohë, Bërnabiq ishte gjithashtu në shoqërinë e Aleksandar Vulinit.

Sidoqoftë, këshilltari i kryeministres, Mladen Bashiq, nuk pati përgjigje për pyetjet e gazetës.

Për dallim nga zyrtarët më të lartë të shtetit serb, zyrtarët e huaj nuk e kanë problem t’u thonë qytetarëve nëse janë testuar për COVID-19. /Gazeta Sinjali