Vuçiq në telefon me Merkelin, bisedojnë për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të zhvillojë sot një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se në takim me kancelaren gjermane Angela Merkel do të bisedojë për Kosovën dhe rrugën evropiane të Serbisë.

Ai ka thënë se sot gjatë ditës do të zhvillojë një bisedë telefonike me Merkelin, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Ai është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se cilat do të jenë temat e diskutimit të tij me Merkelin.

Vuçiq theksoi se çështja e Kosovës dhe rruga evropiane e Serbisë janë dy pikat kryesore të bisedës së tij me zyrtaren e lartë gjermane.

“Çka do të më pyesë ajo mua, duhet ta pyesni atë”, u shpreh Vuçiq.