Vuçiq i bindur: Kosova nuk mund të hyjë në UNESCO

Shteti serb po vazhdon fushatën agresive kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, tha sonte se Serbia ka arritur të ndërtojë themele të forta për pozicionin e sigurt të saj në UNESCO dhe se, sipas tij, Kosova nuk do të jetë në gjendje të bëhet anëtare e kësaj organizate ndërkombëtare as tani as vitin tjetër.

“Ne kemi krijuar kontakte të mira dhe është e vështirë që Kosova të bëhet anëtare e UNESCO-s, tani apo vitin tjetër, “tha Vuçiq në një prononcim për RTS, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, Franca dhe Evropa duan një rol mbizotërues në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, duke shtuar se “ne e kemi parë që edhe SHBA-të e duan atë në një farë mënyre, por ajo që unë nuk kam parë është thelbi”, tha Vuçiq.

“Kur pyes gjithçka, dëgjoj akte të panumërta teknike nga të gjithë, por në thelb pakë”, tha Vuçiq në një prononcim për RTS.