Vritet një 14 vjeçar në Mushtisht të Suharekës, Xhaxhai e vret aksidentalisht gjatë ahengut familjar (VIDEO)

Një 14 vjecar është vrarë aksidentalisht nga xhaxhai i tij në Mushtisht të Suharekës.

I Riu  nuk ka arritur t’i mbijetojë plagosjes, nga një e shtënë e pakontrolluar e armës, gjatë një ahengu familjar sot rreth orës 11:30.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve është marrë vesh se i dyshuari gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë zjarri dhe gjatë të shtënave i është bllokuar arma ndërsa pas tentimit për zhbllokim të saj ai ka plagosur veten dhe ka vrarë aksidentalisht nipin e tij.


“Sot, rreth orës 14:15, Policia e Suharekës është informuar se nje i mitur me plagë në trup është sjell për ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Pas pranimit të informacionit, njësitë patrulluese kanë kryer hetime fillestare dhe shpejt është kuptuar se në një shtëpi në familjen Sopaj në fshatin Mushtisht kishte pasur aheng familjar dhe një i dyshuar kishte shtënë në ajër me armë zjarri”

Viktima ishte sjell në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim por nuk kishte mundur të mbijetojë.

Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar armën me të cilën dyshohet se u vra 14 vjecari.

Policia e Prizrenit e ka arrestuar të dyshuarin (xhaxhai i viktimës) dhe në automjetin e të njëjtit e ka sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Po ashtu krim-teknikët e kanë sekuestruar edhe një kallashnikov në vendin e ngjarjes dhe disa gëzhoja.

Policia e Kosovës vazhdimisht ka kërkuar nga qytetarët që të mos përdorin armët gjatë ahengjeve familjare.

Madje si shenjë sensibilizuese shpeshherë janë bërë edhe fushata kundër përdorimit të armëve në ahengje.

Për më shumë ndiqeni kronikën e plotë: