Viva Fresh Store i maltreton punëtorët: Për më shumë se 40 orë punë në javë, i paguan rreth 175 euro në muaj (Dokument)

Rrjeti i marketeve në Kosovë, Viva Fresh Store vazhdon të jetë një prej kompanive që abuzon me të drejtat e punëtorëve.

Gazeta Blic e ka siguruar një kontratë, ku një punëtor me orar të plotë paguhet rreth 175 euro neto, apo rreth 190 euro bruto (përfshirë këtu tatimet dhe trustin pensional).

Për më tepër Gazeta Blic ja u sjell kontratën, ku i punësuari me orar të plotë, paguhet me këtë vlerë.

Megjithatë, burime të Gazetës Blic bëjnë me dije, se shumica e të punësuarve tejkalojnë orarin prej 40 orëve në javë.

“Thuajse çdo ka tejkalim të orarit, dhe për këto orë shtesë kurrë nuk kompensohemi, përkundër që kjo parashihet me kontratë”, tha ky punëtor në kushte anonimiteti.

Në vazhdimësi është raportuar për këto shkelje të të drejtave të punëtorëve. Sidomos gjatë festave të fundvitit, bëhen shkeljet më të mëdha, për shkak të konsumit të madh.

Sipas dokumenteve që kishte siguruar Gazeta Blic, menaxhmenti i Viva-s kishte manipuluar “Finger preent”, përmes së cilit dëshmohet qëndrimi në punë.