Visar Ymeri tregon a ka PSD’ja vija të kuqe me PDK’në, flet për rrëzimin e Qeverisë me Listën Serbe

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri ka folur rreth partisë së re, Partisë Socialdemokrate, duke thënë se opinioni i gjërë e di pse ka ardhë puna e ndarjes së VV-së. Ai ka treguar se nuk do të ketë bashkëpunim me PDK-në në të ardhmen dhe nuk do të rrëzojnë Qeverinë aktuale duke kërkuar ndihm e Listës Serbe.

Ymeri ka thënë se 12 deputetë e dy kryetarë komunash janë larguar pasi ju është cenuar e drejta në 6 mujorin e vitit 2016.

“Dallimi i VV-së ka qenë raporti, temat që janë ngritur e shumë çka tjetër. Mendoj se janë cenuar në 6 mujorin e vitit 2016 dhe për këtë janë larguar 12 deputetë, dy kryetarë komunash, dhe kjo e ka shkaktuar një mendësi politike. Për këtë mendoj se është e dëmshme për VV-në por edhe për secilën parti”, ka thënë Ymeri.