Vetëvendosje i quan shantazhe akuzat me fjalë të Këshillit Prokurorial ndaj Selimit

Lëvizja Vetëvendosje e ka akuzuar për shantazh Këshillin Prokurorial të Kosovës. Për Aleksander Lumezin kanë thënë se nuk e përfaqëson Shtetin por grupet e interesit. Krejt ky reagim erdhi pasi Këshillit Prokurorial një javë më parë akuzoi me fjalë Rexhep Selimin se mbron grupe kriminale

Vetëvendosje e ka cilësuar si shantazh një reagim të Këshillit Prokurorial të para një jave ku kishin thënë se Rexhep Selimi mbështet grupe që shkelin ligjet në Kosovë.

Nëpërmjet një reagimi, VV ka thënë se asnjë nga anëtarët e Këshillit Prokurorial nuk është tërhequr nga këto akuza me fjalë të organit më të lartë që qeverisë me sistemin prokurorial të Kosovës e ku bën pjesë edhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi.

“Kaluan shtatë ditë dhe ende asnjë nga anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës nuk është distancuar nga reagimi shantazhues dhe i paprecedentë i publikuar nga zyra e shtypit e këtij institucioni”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Para një jave, Organi që qeveris me sistemin e drejtësisë, Këshillit Prokurorial, kishte lëshuar akuza me fjalë se Rexhep Selimi i ka ndihmuar forcat që nuk i kanë kontribuar sundimit të ligjit në Kosovë.

Mirëpo, sistemi prokurorial është i vetmi institucion përgjegjës për të ndjekur të gjithë personat që forcojnë grupet që nuk e ndihmojnë sundimin e ligjit, por që ky institucion nuk ka njoftuar nëse ka iniciuar hetime ndaj deputetit të Vetëvendosjes për këto akuza ndaj tij.

Këshilli Prokurorial vazhdimisht ka dalë në mbrojtje të akuzave ndaj këtij sistemi, u cili është përgjegjës për ndjekje të kryesve të krimit, fushë kjo që vazhdon të kritikohet për mungesë të rezultateve sidomos në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Pra, theksojmë fuqishëm edhe njëherë se sistemi prokurorial i Kosovës përbëhet nga institucione profesionale, të themeluara me Kushtetutë dhe ligje, të cilat janë të palëkundura në përmbushjen e misionit, vizionit dhe objektivave të tyre dhe janë të pandikuara nga çfarëdo pretendimi, përfshirë edhe pretendimin e fundit të pamatur, të pavërtetë dhe tendencioz të deputetit Selimi, i cili iu ka shërbyer çdoherë forcave që nuk kanë ndihmuar forcimin e sundimit të ligjit në vendin tonë”, thuhet në një reagim të Këshillit Prokurorial.

Deputeti Rexhep Selimi në RTK, ka thënë të premten se se bashkë me Qeverinë duhet të ikë edhe kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi.

“Kur të ikë kjo Qeveri, bashkë me këtë Qeveri duhet të bëjë gati çantën edhe ky Kryeprokuror. Ky kryeprokuror është falsifakatori numër një. Çfarë mekanizmash ka krijuar ky person në drejtësi është për t’u frikësuar”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Vetëvendosje konsideron se reagimi i Këshillit Prokurorial ndaj Rexhep Selimit është edhe shantazh ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

“Reagimi i tyre kolektiv, për sa që asnjë nga anëtaret dhe anëtarët nuk është tërhequr nga ajo përmbajtje, përbën shantazh ndaj një përfaqësuesi të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe ndaj një subjekti politik parlamentar”, ka shtuar ai.

Vetëvendosje ka përmendur disa raste të krimeve që kanë ndodhur e kurrë nuk janë zbuluar në mesin e të cilave edhe zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit në burg, vjedhjen e shtëpisë së Kryeprokrorit.

“Madje Kryeprokurorit iu arratis gjatë procesit edhe personi i akuzuar për vjedhjen e shtëpisë së tij e ende nuk dihet qartë se çfarë u bë me atë proces”, thuhet në reagim.

“Koha e tyre ka skaduar, ndaj edhe mandati i tyre duhet gjithsesi. Njëjtë dhe për Prokurorin e Shtetit Aleksandër Lumezi që vetëm shtetin nuk e përfaqëson”,