Vetëplagoset një person në Prizren

Një person është vetëplagosur në Prizren.

Policia raporton se në poligonin e gjuajtjes është vetë plagosur me armë një mashkull.

Viktima është dërguar ne Spitalin Prizrenit dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë, përcjell lajmi.net.

“Raportohet se në poligonin e gjuajtjes është vetë plagosur me armë viktima mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar ne Spitalin Prizrenit dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Janë konfiskuar tri pistoleta, pesëdhjetë fishek, pesë karikator dhe 36 gëzhoja. Inspektori komunal i ka ndërprerë punën qendrës. Dy të dyshuar janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.