Veseli uron muajin e Ramazanit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka uruar fillimin e muajit të shenjtë të ramazanit për të gjithë besimtarët e fesë islame në Kosovë.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se begatia shpirtërore e këtij muaji le të na shërbejë për t’i bërë edhe më të fuqishme vlerat tona të respektit, harmonisë e solidaritetit ndaj njëri-tjetrit.

Statusi i plotë i Veselit:

Të gjithë besimtarëve myslimanë në Republikën e Kosovës ua uroj fillimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Begatia shpirtërore e këtij muaji le të na shërbejë për t’i bërë edhe më të fuqishme vlerat tona të respektit, harmonisë e solidaritetit ndaj njëri-tjetrit. Në traditën e popullit tonë, adhurimi i Zotit është njëkohësisht dashuri e përkushtim për humanizmin dhe kjo na bënë krenarë. Muaji i Shenjtë i Ramazanit përbën thelbin e kësaj vlere të madhe e shumë të nevojshme. Agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve që kanë zgjedhur t’i përkushtohen me devocion obligimeve të këtij muaji të shenjtë.