Veseli uron 8 marsin me një video të veçantë

Kryeparlamentari Kadri Veseli u është rikthyer xhirimeve në stilin e ‘turit të dëgjimit’, që e kishte karakterizuar para zgjedhjeve të fundit të parakoshme në Kosovë.

Kështu ai ka realizuar një video, ku shihet se ka vizituar disa gra për 8 Marsin, në mesin e të cilave ka edhe disa aktiviste.

Veseli shihet në këtë video me bashkëshorten e tij.

“Me mësimdhënëset dhe mjeket e përkushtuara, me policet dhe ushtaret e zonja, me sipërmarrëset e palodhshme, me artistet e sportistet e jashtëzakonshme. Kosova është krenare me rrëfimet e suksesshme të grave të saj. Urime 8 marsin!”, shkruhet në mesazhin e Veselit përballë videos në profilin e tij në Facebook.

Kujtojmë se gjatë fushatës së fundit zgjedhore, Veselin e karakterizonte një stil i tillë promovues, ku ai vizitat i paraqiste përmes videove.

8 Marsi

Me mësimdhënëset dhe mjeket e përkushtuara, me policet dhe ushtaret e zonja, me sipërmarrëset e palodhshme, me artistet e sportistet e jashtëzakonshme. Kosova është krenare me rrëfimet e suksesshme të grave të saj. Urime 8 marsin!

Publiée par Kadri Veseli sur Vendredi 8 mars 2019