Veseli thirrje ndërmarrësve: Mos blini toka, ua japim tokat e shtetit me qiradhënie për 99 vite

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se kushdo që dëshiron të investojë dhe të krijojë vende pune ose prodhim, në qeverisjen e tij, tokat që janë publike apo shtetërore do ua japin me 1 euro metrin katror.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se qiradhënie do të jetë afatgjatë për 99 vite.

Postimi i plotë:

U bëj thirrje të gjithë ndërmarrësve: mos blini toka. Kushdo që dëshiron të investojë dhe të krijojë vende pune ose prodhim, në qeverisjen time, tokat që janë publike apo shtetërore do ua japim me 1 euro metrin katror, me qiradhënie afatgjate për 99 vite. /Lajmi.net/