Veseli premton zhvendosjen e pagesës së TVSH-së, jo më në kufi, por kur ndodh transaksioni (Video)

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, në një takim me biznesmenë, ka thënë se qeveria e tij do ta praktikojë një politikë të re për pagesën e TVSH-së, e cila deri më tash ishte barrë e madhe për shumë biznesmenë, sepse ajo duhej të paguhej në kufi, ende pa e shitur produktin.

“Rritja dhe zhvillimi i bizneseve në ekonomitë e tregut nxit rritjen dhe zhvillimin ekonomik në çdo vend, në çdo shoqëri. Ne, për herë të parë në rajonin tonë, do ta bëjmë zhvendosjen e pagesës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga kufiri në brendësi të vendit, aty ku ndodh transaksioni mes shitësit dhe blerësit”, ka shkruar Veseli.

Zhvendosja e pagesës së TVSH-së

Rritja dhe zhvillimi i bizneseve në ekonomitë e tregut nxit rritjen dhe zhvillimin ekonomik në çdo vend, në çdo shoqëri. Ne, për herë të parë në rajonin tonë, do ta bëjmë zhvendosjen e pagesës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga kufiri në brendësi të vendit, aty ku ndodh transaksioni mes shitësit dhe blerësit.Shpërndajeni nëse e mbështetni këtë politikë tatimore! #PDK112

Publiée par Kadri Veseli sur Dimanche 22 septembre 2019