Veseli për tërmetet në Shqipëri: Jemi të gatshëm të mbështesim motrat dhe vëllezërit tanë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka reaguar pas tërmeteve që goditën Shqipërinë, e që lanë pas shumë dëme materiale e dhjetëra të plagosur.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se Kosova është e gatshme ta mbështes Shqipërinë në përballimin e pasojave, me çdo gjë që është e nevojshme, shkruan lajmi.net.

Ai u ka uruar shërim sa më të shpejtë të plagosurve dhe kthim në familjet e tyre.

Postimi i plotë:

Solidarizohem me motrat dhe vëllezërit shqiptarë matanë kufirit, që sot pësuan nga një tërmet i rëndë. Jemi të gatshëm ta mbështesim Shqipërinë në përballimin e pasojave, me çdo gjë që është e nevojshme.

Të gjithë të lënduarve ju uroj shërim dhe rikthim sa më të shpejt në familjet e tyre. /Lajmi.net/