Veseli nuk shkon të dëshmojë në seancën gjyqësore ndaj deputetëve të VV-së

Ka filluar seanca gjyqësore ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Në seancë mungojnë dëshmitaret Kadri Veseli dhe Armend Zemaj. Kurse, Naser Osmani dhe Bekim Haxhiu janë të pranishëm në sallë.

Në seancën e fundit trupi gjykues ka refuzuar kërkesën e palëve mbrojtëse, duke mbetur në fuqi aktvendimi për caktimin e masës së paraburgimit për deputetët Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi, kurse ndaj dy deputetëve tjerë nuk është caktuar masa e paraburgimit.