Veseli, jeni pasardhësit e Adem Jasharit, e kampiones Majlinda Kelmendit

Sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, është mbajtur “Festivali Sportiv Për Fëmijë Parafillorë të Prishtinës, e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, ku pjesmarrës ishin një numër i konsidërushuëm i shikusëve, si dhe ftyra të njohura nga jeta publike dhe politike në Kosovë.

E i pranishim ishte edhe Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ku shtoi se: Jeni pasardhësit e Adem Jasharit, pasardhësit e kampiones Majlinda Kelmendi, ju jeni kampionët e Kosovës të futbollit, basketbollit, hendbollit gjitha fushat se Kosova është e bekuar që ju ka juve, ju ruajt Zoti”

E, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi bëri hapjen solemne të Festivalit Sportiv për fëmijë parafillorë të Prishtinës në Stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë,“ Më lejoni që të shpall të hapur festivalin sportiv Prishtina 2019, urime dhe suksese”, tha Gashi.

Deson Krasniqi, nga Kopshti “Gzimi ynë”, në Prishtinë, thotë se është shumë i lumtur që sot po viziton stadiumiun “Fadil Vokrri”.“Këtu kam ardh për gara se më ka pëlqyer shumë ky vend…është hera e parë që kam ardh këtu.. po”, tha ai

E, Sonila Beqiri nga Kopshti “Fillesa” në Prishtinë, shprehet e entuziazmuar me këto gara që po organizohen sot.“Shumë mirë se kemi për të bërë gara, për futboll… jemi tu u kënaq”, tha ajo

Pas hapjes zyrtare të festivalit, nga ministri Gashi, u kryen të gjitha ceremonitë e Olimpiadës, përfshirë edhe djegia e flakadanit.