Veseli: Historia e konflikteve ka përfunduar

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli, pasi ka përshëndetur gratë deputete nga parlamenti i Serbisë  ka thënë se dialogu politikë duhet që të kalojë në dialog qytetar dhe kulturor, shkruan Gazeta Tribuna.

Ai shtoi se historia e konflikteve ka përfunduar.

Këto komente, ai i bëri në shfaqjen e dokumentarit “Follow us”, i cili u organizua nga Grupi i Grave Deputet e ku po marrin pjesë edhe deputetet nga Serbia.

Në këtë takim po shfaqet dokumentari “Follow us”, që paraqet punën e grave të të dyja shteteve dhe problemet më të cilat përballen ato./Gazeta Tribuna/