Veseli dhe kandidatët e PDK-së regjistrohen si deputetë

Si deputetë të Kuvendit të Kosovës, sot janë regjistruar edhe kandidatët e PDK-së, së bashku me kryetarin, Kadri Veseli.

PDK këtë mandate do të ketë 24 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Në listën e PDK-së, vërehen edhe një numër i madh i deputetëve të rinj.

Sot gjatë ditës në Kuvend janë regjistruar edhe Vjosa Osmani e Albin Kurti.