Veseli dhe Gashi, ndajnë fond rreth 1.1 milionë euro për rininë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me Ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kanë ndarë një fond për rinin rreth 1.1 milion euro, ai këtë e ka postuar në rrjetin social facebook.

Sot lansuam Fondin Rinor prej 1.1 milion eurosh, që ka për qëllim të mbështesë projektet inovatore të të rinjve tanë. Bashkë me Ministrin Kujtim Gashi ndamë për 21 të rinj grantet e para nga ky fond. Kjo është rruga që duhet ndjekur Republika jonë. Që të mbështesë rininë e vet për të hapur biznese që krijojnë të ardhura për ta dhe vende të reja pune.

Ky fond ka për qëllim të mbështes, rininë për projekt inovator.