Veseli: Dhashtë Zoti të mos ketë kurrë këso Kuvendi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas votimit për marrëveshjen me IPA ka kërkuar që menjëherë të votohet për shpërndarjen e Kuvendit.

Mirëpo, shefat e Grupeve Parlamentare kanë kërkuar fjalën, pas kësaj Veseli ka thumbuar deputetët e kësaj legjilature.

“Dhashtë Zoti kurrë mos të ketë Kuvend më dembel sesa këtë herë”, tha Veseli, transmeton Sinjali.

Ndryshe, shefi i GP-së së PDK-së, Memli Krasniqi tha shkurtë se partia e tij propozon mocionin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.