Veliu thumbon Bulliqin në përvjetorin e 27 të Degës së LDK-së në Podujevë

Kryetari i Degës së LDK-së në Podujevë, Agim Veliu përderisa ka folur për të arriturat dhe ngecjet e Qeverisë ka thumbuar anëtarn e LDK-së i cili ishte i pranishëm në manifestimin e kësaj dege në Podujevë, njofton Llapi.info.

Ani pse përballë ishte edhe Shejtim Bulliqin, Veliu tha se mosratifikimi i demarkacionit sipas tij është i motivuar nga lufta për pushtet dhe me arsye të tjera të cilat nuk i përmendi.

“Por jo të gjithaplanifikimet në programin e qeverisë kanë përparuar mirë me cilësinë e kërkuar. Pengesat janë të ndryshme si për nga natyra ashtu edhe për nga motivet. Përmbushja e kritereve për liberalizimin e vizave, asociacioni i komunave me shumicë serbe, obligime këto ligjore ndërkobëtare kanë krijuar situata të rënda e bllokuese në kuvendin e republikës dhe imazh të keq për vendin dhe demokracinë. Demarkacioni me Malin e zi mos ratifikimi nga Kuvendi i motivuar nga lufta për pushtet dhe arsye tjera nga deputetë të caktuar dhe deputetëve të komunitetit serb janë bërë shkaku i mosdhënjes së liberalizimit të vizave.” tha Veliu.

Më tej ai ka folur edhe për shëndrrimin e FSK-së në ushtri sipas të cilit duhet të bëhet në partneritet strategjik që duhet ruajtur.

“Edhe cështja e shëndrrimit të FSK=së në ushtri tash së fundmi ka dalur problematike për faktin e rrugës që duhet ndjekur dhe partneritetit strategjik që duhet truajtur. Në këtë dianmikë zhvillimesh po dëshmon maturi e përgjegjësi në institucionet në partnerët në koalicion dhe në bashkëpunim me SHBA NATO dhe BE.”, tha ai.

Pjesmarrës në këtë manifestim janë edhe figura të larta të kësaj partie.