Vdes ish-deputeti Kujtim Paçaku

Ka vdekur Kujtim Paçaku, deputet shumë vjeçar në Kuvendin e Kosovës nga komuniteti rom.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shkruar se Paçaku me angazhimin e tij të sinqertë politik, me kulturën e pasur prej poeti që posedonte, Kujtimi ishte zëri më autentik i qytetarëve rom të Kosovës.

“Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e Kujtim Paçakut, deputet shumë vjeçar në Kuvendin e Kosovës nga komuniteti rom. Me angazhimin e tij të sinqertë politik, me kulturën e pasur prej poeti që posedonte, Kujtimi ishte zëri më autentik i qytetarëve rom të Kosovës dhe na ka nderuar të gjithëve. Ngushëllime familjes së tij, miqëve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë pjestarëve të komunitetit rom në vendin tonë”, ka shkruar ai në facebook./