Vazhdon vaksinimi i fëmijëve në Prishtinë

Vaksinimi i fëmijëve në Prishtinë po vazhdon, derisa drejtori për Shëndetësi i Prishtinës priti në Qendrën e Mjekësisë Familjare nr.5 në Prishtinë kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas rekomandimeve të IKSHPK-së dhe në mbështetje të UNICEF-it janë ndërmarrë këto masa mbrojtëse.

Ky është njoftimi i Komunës së Prishtinës:

Drejtori për Shëndetësi, Bujar Gashi priti në vizitë në Qendrën e Mjekësisë Familjare nr 5, Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani dhe përfaqësues të UNICEF-it.

Këtë javë kemi rifilluar shërbimin e vaksinimit të rregullt në të gjitha qendrat e mjekësisë primare në Prishtinë.

Sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike, me mbështetjen e UNICEF-it i kemi ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse për fëmijët. Në Qendrat e Mjekësisë Familjare të cilat shërbimin e vaksinimit e kanë të përbashkët me shërbimet tjera, kemi vendosur tenda ku do të ofrohet shërbimi i valsinimit. Ndërsa Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe disa Qendra kanë hyrje të veçantë për këtë shërbim dhe vaksinimi do të bëhet brenda objektit.

Vaksinimi i rregullt është i rëndësishëm për shëndetin e fëmijëve dhe kryhet sipas programit dhe skemës së obligueshme për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse