Vazhdojnë talljet: Rançi i Isës, gomari i Zajednicës dhe blegtori i Prapashticës

Edhe pse e diel, talljet e Albin Kurtin e Isa Mustafën nuk kanë të ndalur.

I shumëpërfoluri takim i tyre në rançin e Prapashticës, aty ku Vetëvendosje para disa viteve kishte zhvilluar aksion simbolik kundër Isa Mustafës, tashmë është ilustruar edhe përmes një karikature me epitetet që Kurti e Mustafa e kishin quajtur njëri-tjetrin, si gomar i Zajednicës dhe blegtor i Prapashticës.

Rançi i Prapashticës, ku po përflitet se është mbajtur takimi mes Kurtit dhe Mustafës, i cili zyrtarisht nuk është mohuar nga asnjëra palë, pasi që po thuhet se ekzistojnë edhe fotografi për këtë takim, më herët ishte shënjestër e sulmeve fizike të militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje.