Vazhdojnë talljet artistike me Kurtin: “Erdhi dita, nuk e prita!”

Në rrjete sociale po vazhdojnë talljet artistike me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Në një prej karikaturave më të reja që sot po qarkullojnë në Facebook është Kurti i vendosur mbi një sasi të madhe dinamiti, me e madhe se ndërtesa e qeverisë, ku shfaqet ai i gatshëm të aktivizojë detonatorin vetëm për të mos bërë marrëveshje.

 Ndërsa me nota muzikore ilustrohet refreni “Erdhi dita… nuk e prita”.

Ndërsa, një tjetër karikaturë tjetër që po qarkullon është edhe Mustafa e Kurti në prag të dy humnerave që lidhen me një urë të shkatërruar, ku ura në mes tyre duket me shkallë “politike” të shkatërruara.