Vazhdojnë reagimet ndaj ndërprerjes së seancës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi, thotë se aktualisht Kosova po përballet me një stabilitet të brisht.

“Stabilitet i brisht dhe jo funksional dhe mos menagjim i mire i Kuvendit. Kosova ka patur nevojë për një Qeveri stabile,” është shprehur Lajçi në emisionin FaktPlus në TribunaChannel.

Ky reagim vie pas shtyrjes së seancës në të cilën nuk arritën të votoheshin rekomandimet e opozitës lidhur vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave të kabinetit qeverisës.

Për këtë çështje gjatë ditës ka reaguar edhe  Grupi Parlamentar i LDK-së.

Sipas LDK-së,  Kuvendi duhet te shpërbehet sapo te votohet demarkacioni. /GazetaTribuna/

VIDEO: