Vajza nga Suhareka ngacmohet seksualisht nga një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë ka lajmëruar në polici se është ngacmuar seksualisht nga një mashkull.

Bëhet e ditur se njësitet policore janë duke e hetuar rastin, derisa, nuk raportohet për të arrestuar.

Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit që do të trajtohet në procedurë të rregullt.

“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se ishte ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin dhe nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit e cila do të trajtohet në procedurë të rregullt”, shkruhet në njoftim të policisë./