Ushtari britanik, Jon Harrison nderon heronjtë, Sali Çekajn e Izet Morinën

Në nderim të heronjve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK në Koshare, Sali Çekaj dhe Izet Morina, ishte edhe ushtari britanik, Jon Harrison.

Ushtari britanik, ishte pjesë e luftës në Koshare, së bashku me shumë trima tjerë. Kontributi i tij në luftë është vlerësuar shumë.

Postimi i plotë i tij:

“Sot nderojmë heronjtë tanë SALI CEKAJ dhe IZET MORNIA
Burra të mëdhenj nderuan heronj
Burra që u ngritën kundër një armiku të pamëshirshëm një armik kundër lirisë kundër jetës
Ata paguan me jetën e tyre
Një borxh që u detyrohemi atyre është ta bëjmë Republikën e Kosovës më të mirën që mundemi, një komb i fortë, që kurrë të mos shuhet më.
Ky është një borxh që duhet të plotësohet nga të gjithë shqiptarët
Dhe nga mua një anglez i vetëm që u ngrit me këto heronj, por lutem unë nuk jam hero, kurrë nuk kam dashur të jem dhe kurrë nuk do të dëshiroja të isha.
LAVDI”

Jon Harrison, që ka kontribuar edhe në luftën e Kroacisë, ai erdhi edhe në Kosovë, ku ka dhënë kontributë të madhë në luftën e “Kosharës”, si ushtar i UÇK-së.