Universiteti “Kadri Zeka” shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj

Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”, ka shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore – bachelor për vitin akademik 2015/2016.

Në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2015-2016 të studimeve themelore – bachelor, do të regjistrohen 1530 studentë, prej të cilëve 1350 studentë të rregullt dhe 180 studentë me korrespondencë, thuhet në njoftimin për media.

Në Gjilan do të pranohen 14 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, 250 studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe 35 studentë nga komunitetet jo-shumicë: boshnjakë, turq, romë, ashkali, egjiptianë dhe të tjerë.

Për ta lehtësuar aplikimin Administrata e Universitetit “Kadri Zeka” do të punojë edhe të shtunave.

Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve afatet e konkursit janë si vijon:

Paraqitja e dokumenteve zgjat prej datës 06.07.2015 deri më 13.07.2015 (Dokumentacioni mund të dorëzohet edhe të shtunave)

Provim pranues do të ketë në të gjitha njësitë akademike (fakultete)

Shpallja e listave të kandidatëve për provim, salla dhe ora e mbajtjes se provimit pranues do të publikohen më 18.07.2015, ueb faqen e Universitetit.

Provimi pranues do të mbahet më 20-21 .07.2015.  Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet më 22.07.2015.

Të gjithë kandidatët të cilët i nënshtrohen provimit pranues duhet ta kenë me vete dokumentin e identifikimit dhe fletë konfirmimin e lëshuar me rastin e aplikimit, thuhet në njoftim.

Ju sjellim tabelen rreth pranimit të studentëve të rinj nëpër fakultetet e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”

FAKULTETI PROGRAMI NGA KOSOVA NGA LUGINA E
PRESHEVES
R A E
Minoritete
JASHTË
KOSOVES
Totali
RR K RR K RR K RR K
EDUKIM FILLOR 120 0 30 0 5 0 3 0 158
PARASHKOLLOR 80 0 30 0 5 0 2 0 117
EKONOMIK BFK 200 30 50 10 5 0 2 0 297
MENAXHMENT 200 30 50 10 5 0 2 0 297
MARKETING 100 15 20 5 5 0 2 0 147
JURIDIK JURIDIK 250 70 50 10 5 0 2 0 387
SHKENCA
KOMPJUTERIKE
SHKENCA
KOMNPJUTERIKE
100 0 20 0 5 0 2 0 127
TOTAL 1530