Ujësjellësi “Prishtina” thotë se intervenojë në 400 raste në zhbllokime të pusetave

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina ,, sh.a. (KRUP) njofton konsumatorët në zonën e shërbimit se, muajin e kaluar është intervenuar në rreth 400 raste, zhbllokime të pusetave të ujërave të zeza, pastrim i pusetave dhe vendosje të kapakëve të pusetave në tërë zonën e shërbimit.

‘Lusim qytetarët të kenë kujdes dhe mos të hudhin gjësende të ngurta, mbeturina, gjëra ushqimore të mbetura jashtë përdorimit, të cilat janë të papërballushme për një sistem të kanalizimit i cili nuk është i dedikuar për gjëra të panevojshme, ngase po e dëmtojnë rrjetin e kanalizimit duke krijuar vështirësi për punëtorët tanë në zhbllokimin e tyre. Rastet e tilla zhbllokohen çdoherë nga ana e ekipeve të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit, por mbeturinat e llojeve të ndryshme ( përzierja e yndyrnave dhe mbetjeve të tjera të lëngëta e edhe të ngurta) po shkaktojnë shqetësime në shëndetin e tyre”, ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, ‘Prishtina’.

Shihni disa pamje jo të mira nga zhbllokimi i pusetave të kanalizimit!

 Të ruajmë infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe ujërave të zeza!
Shihni disa pamje jo të mira nga zhbllokimi i pusetave të kanalizimit!

Të ruajmë infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe ujërave të zeza!

Image may contain: outdoor and food