U tha se Abdixhiku refuzoi postin e ministrit në Qeverinë Hoti, Gashi tregon ç’ndodhi në mbledhje

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka komentuar raportimet se në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, ku u diskutuan emrat e ministrave të Qeverisë Hoti, ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, kishte refuzuar të bëhet pjesë e qeverisë së re që po përgatitej.

Gashi ka thënë se ky version është i pavërtetetë dhe se askush nuk e ka refuzuar postin e ministrit.

“Në mbledhjen ku unë kam qenë, askush s’ka refuzuar të jetë ministër”, ka thënë Gashi.

Ndërkohë, formimi i qeverisë së re me kryeministër Avdullah Hotin po pret aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, që do të shpallet deri në fund të muajit.