Trupat e pajetë të familjes Bllaca po transportohen në Prishtinë për obduksion

Trupat e pajetë të familjes Bllaca po transportohet për në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

 

Këtë e kanë bërë të ditur ekipa e lajmi.net të cilët janë fare pranë automjetit me të cilin po barten trupat për në Prishtinë.

Në vrasjen e shumëfishtë që ka ndodhur sot në Gjilan të vdekur kanë mbetur 5 anëtarë të familjes Bllaca.

Sipas fqinjëve, dyshohet që fillimisht vëllau i madh kishte vrarë të vëllanë dhe dy prindërit e pastaj motra kishte vrarë vëllanë e madh dhe vetën.

Sigurisht kjo mbetet ende e pasigurtë dhe e pasqaruar mirë derisa kur mjekësia ligjore të japë versionin zyrtar pas ekspertizës.