Trump do të shtojë sanksionet kundër Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi se do të shtojë sanksionet kundër Iranit, ndërsa kritikoi sërish marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, midis Iranit dhe fuqive botërore.

“Sanksionet do të shtohen së shpejti”, tha Trump në një postim në Twitter.

Vitin e kaluar, Trump e ka tërhequr SHBA-në nga marrëveshja bërthamore, me të cilën Irani ka kufizuar programin bërthamor në këmëbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Irani ka vepruar në përputhje me marrëveshjen, por, gjatë fundjavës së kaluar, ai ka rritur pasurimin e uraniumit përtej kufijve që parasheh marrëveshja, në përpjekje për t’iu bërë presion vendeve evropiane që të gjejnë zgjidhje për sanksionet amerikane.