“Trafiku Urban” punëson Aldin 23 vjeçar nga Shoqata “Down Syndrome Kosova”

Komuna e Prishtinës ka punësuar një 23 vjeçar i cili është pjesë e Shoqatës Down Syndrome Kosova.

Komuna njofton se Aldi, 23 vjeçar ka filluar punën në ndërmarrjen “Trafiku Urban” ku do të mbaj evidencën në hyrje-dalje të ndërmarrjes në orar të rregullt, 08:00-16:00.

Komuna ka përgëzuar ndërmarrjen për mundësinë që i kanë ofruar Aldit,

Shkrimi i tyre i plotë:

Hapja dhe ofrimi i mundësive, si dhe gjithëpërfshirja e kategorive të ndryshme në shoqëri, kontribon në emancipimin e shoqërisë në përgjithësi.

Aldi, 23 vjeçar, është anëtar i Shoqatës Down Syndrome.

Ai ka filluar punën në ndërmarrjen “Trafiku Urban” ku e mban evidencën në hyrje-dalje të ndërmarrjes gjatë orarit të rregullt prej 08:00 -16:00.

Përgëzojmë ndërmarrjen “Trafiku Urban” për mundësinë e ofruar dhe Aldit i urojmë suksese e punë të mbarë!