Totaj tregon se si nuk e pa babaun e tij për shumë vjet

Shaqir Totaj ndonëse i lindur në Prizren, tregon se familja e tij ka prejardhjen  nga Hasi, e madje kanë qenë me tradita, bukëpjekës.

Prindërit e tij kishin  dalur për  të punuar në perëndim,  në kohën kur ai ishte ende i vogël.

” Babau im doli nga shtëpia pa asnjë cent në gjep”… shtoi Totaj gjatë emisionit N’Ecje në Tribuna Channel.

E gjatë kësaj kohe Totaj thotë se kishte jetuar vetëm me gjyshen dhe motrën.

Qëndrimi i prindërve me fëmijët në largësi u ka mundësuar që punën që bënin ata si bukëpjekës , kishin një jetë solide, e mbi të gjitha ata arrinin edhe të shkolloheshin.

Totaj thotë se edhe si fëmijë kishte objektivat e tij të përcaktuara nga ambiciet që kishte.

Mes tjerash ai thotë se kishte dëshirë që të bëhet sportist, edhe arriti mbi të gjitha të bëhet basketbollist i klubit “Bashkimi”.