Therje me thikë në Prishtinë, viktima në QKUK, i dyshuari prapa grilave

Një person është therur me thikë në rrugën “Xhemajl Berisha” në Prishtinë.

Viktima i therur me thikë ka pësuar lëndime dhe është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Mjekët kujdestar kanë deklaruar se gjendja shëndetësore e viktimës është jashtë rrezikut për jetën, raporton Gazeta Tribuna.

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.

Ende nuk dihet motivet e këtij rastit, ndërsa policia me njësitet e saja përkatëse është duke u marrë me hetimet./Gazeta Tribuna/