Thaçi i uron ditëlindjen Endritit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka uruar ditëlindjen djalit të tij, Endritit.

“Endrit, urime ditëlindja e 19-të! Si sot më kujtohet kur linde në kohë lufte, dhe më dhe forcë të arrijmë me mish e me shpirt lirinë ashtu që ti dhe të gjithë bashkëmoshatarët e tu të jenë gjenerata e fundit ndonjëherë që do të lindin në kohë lufte,” ka shkruar Thaçi në Facebook.

Endriti bëhet shpesh lajm në mediet rozë rreth femrave dhe pushimeve të tij.