Thaçi takon ndihmës-sekretarin amerikan, Kosova e gatshme të arrijë marrëveshje përfundimtare me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Thaçi është takuar me ushtruesin të detyrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Philip Reeker.

Presidenti Thaçi ka shkruar në Twitter se i ka konfirmuar ushtruesit të detyrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit Reeker përkushtimin e Kosovës për të arritur marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

“Një diskutim i shkëlqyeshëm me ushtruesin e detyrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit, Phil Reeker sot në Mynih. E falenderova atë për përkrahjen e ShBA-së për Kosovën dhe i konfirmova përkushtimin tonë për të arritur një marrëveshje përfundimtare të njohjes me Serbinë. Dialogu është rruga e vetme për të siguruar paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon”, ka shkruar Thaçi në Twitter.