Thaçi se përjashton mundësinë që LDK-së t’ia jap mandatarin e dytë!

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka komentuar stagminin e dy partive që po pretendojnë ta formojnë qeverinë e re.

I pyetur se në rast se Kurti nuk arrinë t’i bëjë numrat për formimin e Qeverisë, a do të mund që mandatarin e dytë t’ua jap LDK-së së Isa Mustafës, Thaçi se ka përjashtuar si mundësi.

“Kosova edhe gjatë nuk do të jetë e bllokuar por e theksoj edhe njëherë do shikojmë të gjitha mundësit e variacioneve politike që kanë adresë të partive politike në përgjegjësi të tyre të respektimit të vullnetit të qytetarëve por edhe të përgjegjësive kushtetuse dhe ligjore, të gjithë qytetarët që kanë votuar duhet t’i respektojmë, dhe natyrisht jo vetëm të një adrese poltike, vazhdojë të besoj fuqishëm se jemi në drejtimin e duhur në mënyrë që të vazhdojmë implementimin e prioriteve që kemi si shtet i Kosoves qoftë liberalizimi i vizave qoftë e ardhmja euroatlantike.”