Thaçi merr ftesë për Lutjet e Mëngjesit, ende nuk e konfirmon pjesëmarrjen

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë ftesë për të qenë pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit, por ende nuk e ka konfirmuar nëse do të marrë pjesë.

Në një prononcim për KosovaPress, nga zyra e presidentit kanë thënë se Thaçi nuk e ka konfirmuar se a do të marrë pjesë përkundër asaj që ai është i pajisur me vizë amerikane.

“Edhe këtë vit presidenti Thaçi ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit. Presidenti është i pajisur me vizë amerikane, por për shkak të agjendës së ngarkuar ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen”, kanë thënë zyrtarë nga Zyra e Presidentit të Kosovës.